Starmer nuk trembet, Kryeministri britanik i sigurt për fitoren përballë Wes Streeting për drejtimin e Partisë Laburiste
Kryeministri britanik, Keir Starmer, po shfaqet gjithnjë e më i sigurt pas përpjekjes së Wes Streeting për të sfiduar udhëheqjen e tij në Partinë Laburiste, i cili nuk u materializua pavarësisht dorëheqjeve të disa aleatëve të kryeministrit. Burime nga Downing Street tregojnë se Streeting nuk ka mbështetjen e nevojshme nga 81 deputetët për të nisur zyrtarisht një garë për udhëheqësinë, pas ultimatës “ose vepro ose hesht” që Starmer i dha kabinetit të tij. Një ministër i kabinetit deklaroi për Guardian: “Duket se Wes nuk ka numrat e nevojshëm. Gjithsesi, është koha që të dalë me dinjitet dhe të përfundojë dramën.” Edhe aleatët e Starmerit besojnë se ai ka shmangur përkohësisht sfidën e Andy Burnham, kryebashkiakut të Greater Manchester, i cili nuk ka ende një vend...
Burimi:
top-channel.tv