Starmer në prag të “greminës”, ministrja e tij jep dorëheqjen, 80 deputetë laburistë kërkojnë largimin e kryeministrit

Starmer në prag të “greminës”, ministrja e tij jep dorëheqjen, 80 deputetë laburistë kërkojnë largimin e kryeministrit

Kriza politike brenda Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar po thellohet, pasi Ministrja për Strehimin, Komunitetet dhe Qeverisjen Vendore, Miatta Fahnbulleh, dha dorëheqjen dhe kërkoi hapur largimin e kryeministrit Keir Starmer nga drejtimi i partisë. Në letrën e dorëheqjes, ajo kritikoi ashpër qeverinë duke thënë se ajo nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve pas fitores në zgjedhje. Sipas saj, qeveria nuk ka vepruar me “vizionin dhe shpejtësinë e duhur” dhe nuk ka treguar qartësi në vlerat e saj politike. 🚨 BREAKING: Junior Minister Miatta Fahnbulleh has resigned from Keir Starmer’s Government pic.twitter.com/XgvXWLEsg4 — Politics UK (@PolitlcsUK) May 12, 2026 Fahnbulleh deklaroi gjithashtu se vendi po përballet me sfida të mëdha dhe se qytetarët kërkojnë ndryshime të thella, por sipas saj Starmer nuk është...