Spekulimet për gjendjen shëndetësore të Khameneit, reagon zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë: Asgjë serioze, madje ka agjëruar gjatë Ramazanit

Spekulimet për gjendjen shëndetësore të Khameneit, reagon zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë: Asgjë serioze, madje ka agjëruar gjatë Ramazanit

Pas spekulimeve për gjendjen shëndetësore të Khameneit ka reaguar edhe zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Hossein Kermanpour, i cili deklaroi se Udhëheqësi Suprem i Iranit, pësoi vetëm lëndime të lehta gjatë sulmeve SHBA-Izrael në ditën e parë të luftës. Sipas tij, Khamenei u shtrua në spital më 28 shkurt, rreth orës 13:00, dhe u dërgua në sallën e operacionit bashkë me të plagosur të tjerë. Kermanpour theksoi se plagët ishin sipërfaqësore dhe nuk kërkonin ndërhyrje kirurgjikale serioze. “Përveç disa plagëve të lehta në fytyrë, kokë dhe këmbë, ai nuk kishte asgjë serioze. Si mjek, mendoj se nevojiteshin vetëm një ose dy qepje”, tha zëdhënësi, sipas agjencisë iraniane të lajmeve ILNA. Sipas autoriteteve iraniane, Mojtaba Khamenei pasoi të atin, Ali Khamenei, i cili u vra...