Spektakël në Hong Kong, ngjitje në një kullë 14 metra të lartë të bërë me simite
Në ishullin piktoresk Cheung Chau është zhvilluar edhe këtë vit Festivali tradicional i Bukës, një nga ngjarjet më të veçanta kulturore në Hong Kong, që tërheq mijëra vizitorë vendas dhe turistë nga e gjithë bota. Pak pas mesnatës, mes fishekzjarrëve, muzikës tradicionale dhe atmosferës festive, nisi gara e famshme e ngjitjes në kullën e bukës. Me tingullin e gongut ceremonial, 12 garues u hodhën në sfidën spektakolare për t’u ngjitur në një kullë bambuje 14 metra të lartë, e mbuluar me rreth 9 mijë bukë tradicionale të bardha. Qëllimi i garuesve ishte të mblidhnin sa më shumë bukë brenda pak minutash, ndërsa ato që ndodheshin në majë të kullës konsideroheshin më të vlefshmet dhe jepnin më shumë pikë. Gara kërkon jo vetëm shpejtësi dhe forcë...
Burimi:
top-channel.tv