Spanja paralajmëron për rrezik ‘të jashtëzakonshëm’ ndërsa vala e të nxehtit vazhdon

Spanja paralajmëron për rrezik ‘të jashtëzakonshëm’ ndërsa vala e të nxehtit vazhdon

Agjencia kombëtare spanjolle e motit AEMET paralajmëroi sot për "rrezik serioz, madje të jashtëzakonshëm" pasi një valë e nxehtë rekord vazhdon të mbërthejë vendin, me disa nga kushtet më të rënda që priten në veri, ku ajri i kondicionuar mbetet i pazakontë, transmeton Anadolu. Alarmi i kuq u dha për disa rajone veriore, ku temperaturat mund të arrijnë 42 gradë Celsius. Sipas portalit të pasurive të paluajtshme "Idealista", vetëm 1 për qind deri në 9 për qind e shtëpive në ato zona kanë ajër të kondicionuar, krahasuar me një mesatare kombëtare prej 41 për qind. Temperaturat përvëluese vazhduan në pjesën më të madhe të vendit, megjithëse kushtet kanë filluar të lehtësohen përgjatë brigjeve jugore dhe të Mesdheut. Vala e të nxehtit filloi të dielën dhe...