Spanja godet një rrjet të madh droge, sekuestron deri në 40 ton kokainë në Atlantik! Në pranga 23 persona

Spanja godet një rrjet të madh droge, sekuestron deri në 40 ton kokainë në Atlantik! Në pranga 23 persona

Policia spanjolle ka sekuestruar një sasi rekord kokaine në brigjet e Saharasë Perëndimore. Operacioni u zhvillua nga Guardia Civil, e cila gjeti midis 35,000 dhe 40,000 kilogramë drogë në një anije mallrash në Atlantik, në brigjet e Afrikës Veriperëndimore. Anija, rreth 90 metra e gjatë dhe e regjistruar në Ishujt Komore, ishte nisur nga Freetown më 22 prill dhe po shkonte drejt Mesdheut. Ajo u ndalua pranë qytetit Dakhla. Më pas, anija u shoqërua në portin e Las Palmas në Gran Canaria, ku po mbahet nga autoritetet spanjolle. Deri tani janë arrestuar 23 persona, kryesisht shtetas filipinas, angolanë dhe holandezë. Operacioni është pjesë e një hetimi të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.