Spanja dhe OBSH-ja deklarojnë: Evakuimi i anijes së prekur nga hantavirusi është ‘një sukses’
Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez mbrojti të martën mënyrën se si administrata e tij trajtoi shpërthimin e hantavirusit të zbuluar në anijen turistike MV Hondius, e cila të hënën u detyrua të ankorohej në portin e Granadillës, në Tenerife. Sánchez e quajti operacionin një "sukses" gjatë një konference për shtyp në të cilën mori pjesë së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus. Shefi i OBSH-së e falënderoi udhëheqësin spanjoll "jo vetëm" për përmbushjen e "detyrimeve ligjore të Spanjës sipas ligjit ndërkombëtar", por edhe për "ushtrimin e detyrës së tij morale". Detyra e tij morale për të treguar solidaritet me pasagjerët e anijes. Kreu i OBSH-së theksoi situatën e vështirë si për pasagjerët ashtu edhe për ekuipazhin e anijes turistike,...
Burimi:
syri.net