Skuadrat evropiane një makth për Brazilin, ‘Seleçao’ nuk fiton që nga Botërori 2002
Eliminimi 2-1 nga Norvegjia në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026 nuk shënon vetëm fundin e aventurës së Brazilit në turne, por zgjat edhe një statistikë që prej më shumë se dy dekadash është kthyer në një makth për pesë herë kampionët e botës. ‘Seleçao’ nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje ndaj një skuadre evropiane në fazën me eliminim direkt të një Botërori që nga finalja e vitit 2002, kur mposhti Gjermaninë 2-0 falë dopietës së Ronaldos dhe ngriti trofeun e pestë botëror në Yokohama. Që prej atij triumfi historik, çdo përballje me një rival evropian në fazën direkte ka përfunduar me eliminimin e brazilianëve. Seria negative e Brazilit ndaj skuadrave evropiane në fazën me eliminim direkt: 2002 – Finale: Brazil 2-0...
Burimi:
ntv.al