Skena horror në Indi, leopardi futet në dyqan dhe sulmon punonjësin 25-vjeçar (VIDOE)
Momente paniku janë regjistruar në Indi, pasi një leopard i egër hyri në një dyqan dhe sulmoi një punonjës. E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë. Në pamjet e kamerave shihet leopardi duke kërcyer brenda dyqanit dhe duke sulmuar të riun, i cili përpiqet të mbrohet. Pas disa sekondash përleshjeje trup më trup, 25-vjeçari arrin ta largojë kafshën, kalon pas banakut dhe del me vrap jashtë. Para se të largohej, ai uli grilën metalike të hyrjes, duke e bllokuar leopardin brenda dyqanit. Kafsha vazhdoi të sillej e shqetësuar në ambientet e brendshme, duke rrëzuar kuti dhe shishe, përpara se të fshihej poshtë banakut. Leopardi kishte sulmuar edhe dy persona të tjerë Sipas autoriteteve lokale, e njëjta kafshë kishte sulmuar më herët gjatë mëngjesit...
Burimi:
vizionplus.tv