SKANDAL SPIUNAZHI NE MAQEDONINE E VERIUT

SKANDAL SPIUNAZHI NE MAQEDONINE E VERIUT

Një skandal i rëndë spiunazhi ka tronditur Presidencën e Maqedonisë së Veriut, pas dyshimeve për rrjedhje të informacionit të klasifikuar drejt shërbimeve të huaja inteligjente.Në qendër të hetimeve ndodhet një administrator IT në kabinetin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, i cili dyshohet se ka kopjuar, enkriptuar dhe përgatitur për transferim materiale sekrete shtetërore.Sipas mediave lokale, përfshirë “Sloboden Peçat”, hetimet kanë nisur që në fund të vitit 2025 nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, por deri tani procesi është përballur me mungesë provash kyçe dhe vonesa në analizimin e pajisjeve të sekuestruara.Një kallëzim anonim i dorëzuar nga punonjës të Ministrisë së Brendshme pretendon se në këtë skemë mund të jenë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët dyshohet se kanë tentuar të pengojnë...