Skandal korrupsioni në Ukrainë, ish-shefi i stafit të Zelenskyt shpallet zyrtarisht i dyshuar
Agjencia antikorrupsion e Ukrainës ka njoftuar zyrtarisht Andriy Yermak , ish-shefin e stafit të Presidentit Volodymyr Zelensky , se ai është i dyshuar në një rast që ata e kanë hetuar prej kohësh, raporton Reuters. Edhe pse agjencia nuk e zbuloi emrin e të dyshuarit, siç kërkohet nga ligji ukrainas, disa media në Ukrainë kanë raportuar se ai është Yermak, i cili dha dorëheqjen në nëntor mes një skandali korrupsioni që shkaktoi zemërim publik gjatë luftës. Yermak, i cili ishte quajtur “kardinali gri” i Ukrainës për shkak të pushtetit dhe ndikimit të tij prapa skenave,dha dorëheqjen më 28 nëntor 2025, disa orë pasi agjentët antikorrupsion bastisën rezidencën e tij. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv