Situatë kritike në Lindjen e Mesme, SHBA godet anijet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Armëpushimi në Lindjen e Mesme po rrezikohet, ndërsa SHBA-të dhe Irani luftojnë për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit. Ushtria amerikane shkatërroi gjashtë anije të vogla iraniane, që dyshohet se po përpiqeshin të ndërprisnin transportin tregtar. Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë se ishin shenjestër e sulmeve dhe se mbrojtja e tyre ajrore ka kapur raketa balistike të lëshuara nga Irani, ndërsa një zjarr u raportua në një objekt nafte në Fujairah pas një sulmi të dyshuar me dronë. BE-ja i dënoi fuqimisht sulmet me raketa të Iranit kundër partnerëve strategjikë në Gjirin Persik dhe shprehet e gatshme të kontribuojë në përpjekjet diplomatike për të ulur tensioned. Incidenti vjen ndërsa tensionet rriten, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump që paralajmëroi se Irani do...
Burimi:
vizionplus.tv