Sirena, raketa dhe sulme ajrore! Orë dramatike mes Izraelit dhe Iranit

Sirena, raketa dhe sulme ajrore! Orë dramatike mes Izraelit dhe Iranit

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë rikthyer fuqishëm, pasi ushtria izraelite njoftoi se Irani ka lëshuar një valë të dytë raketash drejt territorit të saj, duke aktivizuar sirenat në mbarë vendin. Sulmet erdhën pas goditjeve izraelite në Iran, ku u raportuan shpërthime në Teheran, Tabriz dhe Isfahan. Ndërkohë, Izraeli deklaroi se ka sulmuar objektiva ushtarake iraniane, pavarësisht thirrjeve të presidentit amerikan Donald Trump për përmbajtje. Edhe SHBA-të janë përfshirë në përshkallëzimin e krizës, me Iranin që akuzon Washingtonin për shkeljen e armëpushimit të brishtë. Ushtria amerikane tha se ka rrëzuar gjashtë dronë iranianë pranë Ngushticës së Hormuzit dhe ka interceptuar shumicën e shtatë raketave balistike të lëshuara drejt Kuvajtit dhe Bahreinit. Janë kryer sulme ndaj radarëve iranianë në Goruk dhe në ishullin Qeshm. Ndërkohë, një...