Siçilia po digjet nga zjarret, vatra të mëdha edhe në Francë dhe Spanjë. Evakuohen mijëra banorë
Siçilia është kthyer në një nga zonat më të prekura nga zjarret në Itali, ndërsa temperaturat mbi 40 gradë Celsius, erërat e forta dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve. Në ishullin italian, disa vatra kanë përfshirë zona me bimësi, duke detyruar autoritetet të evakuojnë banorët. Përballë situatës së rënduar janë angazhuar mijëra zjarrfikës, ekipe të mbrojtjes civile dhe mjete ajrore. Në provincën e Palermos me shumë se 100 persona janë detyruar të largohen përkohësisht nga banesat. Situata është kritike edhe në Francë, ku një zjarr i fuqishëm në jugperëndim të vendit ka detyruar më shumë se 10 mijë persona të zhvendosen nga shtëpitë. Flakët kanë përfshirë rreth 2 mijë hektarë tokë pranë zonës së Gjirit të Arkashonit, ndërsa rreth 500 zjarrfikës janë...
Burimi:
vizionplus.tv