Si po shkojnë reformat në Hungari: Çfarë premtoi partia Tisza para zgjedhjeve dhe çfarë ka përmbushur deri më tani?

Si po shkojnë reformat në Hungari: Çfarë premtoi partia Tisza para zgjedhjeve dhe çfarë ka përmbushur deri më tani?

Që kur partia Tisza krijoi Qeverinë e re të Hungarisë më 12 maj, pasi fitoi shumicën prej dy të tretash në parlament në zgjedhjet e 12 prillit, ajo ka filluar ndryshimet gjithëpërfshirëse në vend, të cilat ua premtoi votuesve të saj gjatë fushatës zgjedhore. Gjatë pak më shumë se dy muajve në pushtet, Tisa nisi reforma rrënjësore të organizimit shtetëror, si dhe ato që lidheshin me zhvillimin e demokracisë. Kështu, ajo shfuqizoi mënyrën e qeverisjes nëpërmjet dekreteve, nisi ndryshime kushtetuese, uli pagat e deputetëve, shfuqizoi Zyrën për Mbrojtjen e Sovranitetit dhe filloi reformën e shërbimeve publike, si dhe krijimin e një sistemi të ri zgjedhor. Lidhur me politikën e jashtme dhe rivendosjen e lidhjeve me Bashkimin Evropian, qeveria e re hungareze nisi procesin e zhbllokimit...