Shumë zhurmë për asgjë/ BE dhe SHBA dakordësohen për marrëveshjen e re tregtare

Shumë zhurmë për asgjë/ BE dhe SHBA dakordësohen për marrëveshjen e re tregtare

Bashkimi Europian përfundoi tekstin final të marrëveshjes shumë të diskutuar tregtare me Shtetet e Bashkuara, pas muajsh negociatash të vështira, duke kapërcyer një nga pengesat e fundit të mëdha para ratifikimit të marrëveshjes dhe shmangies së një përshkallëzimi të ri të tarifave transatlantike.Marrëveshja u arrit në orët e para të së mërkurës mes shteteve anëtare dhe eurodeputetëve, sipas presidencës qipriote të BE-së, e cila kishte marrë përsipër koordinimin e bisedimeve.Marrëveshja parashikon që Bashkimi Europian të heqë tarifat për produktet industriale amerikane, ndërsa në këmbim SHBA do të mbajë një kufi maksimal tarifor prej 15% për eksportet europiane.Marrëveshja merr rëndësi të veçantë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte paralajmëruar se nëse marrëveshja nuk ratifikohet deri më 4 korrik, tarifat për automjetet europiane do...