Shtyhet vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, aktgjykimi më 20 korrik 2026
ish-luftetaret e uck KOSOVË- Shpallja e vendimit përfundimtar në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për më 20 korrik 2026. Lajmin e ka konfirmuar për median kosovare, RTK, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Luka Mishetiç, i cili ka treguar se informacioni i raportuar në media është i saktë. “Mund ta konfirmoj se kjo është e saktë,” tha Mishetiç, duke theksuar se data e re e vendimit është caktuar zyrtarisht. Vendimi përfundimtar ishte planifikuar të shpallej më 19 maj, brenda afateve të përcaktuara ligjore. Por, sipas Rregullores së Gjykatës Speciale, trupi gjykues mund të ketë në dispozicion deri në 90 ditë për shpalljen e verdiktit, me mundësi shtyrjeje të mëtejshme deri në 60 ditë. Që prej nëntorit...
Burimi:
zeri.ai