Shpëtohen qindra emigrantë në ujërat pranë Kretës
Roja bregdetare greke ka shpëtuar pothuajse 550 emigrantë, përfshirë dhjetëra të mitur, gjatë 48 orëve të fundit në disa operacione të zhvilluara në detin në jug të ishullit të Kretës dhe ishullit të vogël Gavdos, njoftuan sot autoritetet. Burime të rojes bregdetare thanë se aktualisht një numër i madh mjetesh lundruese po lëvizin nga Libisë drejt Kretës, duke reflektuar presionin në rritje të fluksit të migrantëve në këtë rrugë detare. Operacioni më i madh u zhvillua dje në jug të Kretës, ku 192 persona, mes tyre 42 të mitur, u shpëtuan nga një anije peshkimi dhe u transportuan në tokë. Sipas dëshmive të emigrantëve, ata ishin nisur nga brigjet libiane dhe kishin paguar rreth 3 000 dollarë secili tek trafikantët për kalimin drejt Evropës. Rruga...
Burimi:
vizionplus.tv