Shpërthim pranë presidentes së Kosta Rikës gjatë një vizite zyrtare, truprojat e evakuuan me urgjencë (VIDEO)
Presidentja e Costa Rica, Laura Fernández, u evakuua me urgjencë nga truprojat e saj të premten pasi një shpërthim u dëgjua pranë zonës ku ajo po zhvillonte një vizitë në veri të vendit. Fernández, e shoqëruar nga ministra dhe deputetë, ndodhej në komunitetin Crucitas, pranë kufirit me Nicaragua, kur një shpërthim me shkak ende të panjohur u dëgjua në kodrat e zonës. Menjëherë pas incidentit, truprojat e rrëzuan në tokë dhe morën masa sigurie, duke nxjerrë armët për të mbrojtur presidenten. Pamjet e publikuara nga pjesëmarrësit në vizitë tregojnë momentin kur presidentja reagon e alarmuar nga shpërthimi, ndërsa më pas shihet e shtrirë në tokë nën mbrojtjen e forcave të sigurisë. Pas ngjarjes, Fernández deklaroi për mediat se ishte mirë dhe se nuk kishte pësuar...
Burimi:
vizionplus.tv