Shkencëtarët analizojnë mafian kalabreze, sekreti janë martesat

Shkencëtarët analizojnë mafian kalabreze, sekreti janë martesat

Mafia mund të dobësohet duke goditur aleancat mes klaneve më të vegjël. Një studim mbi këtë fenomen është realizuar duke studiuar specifikisht Ndranghetan, mafia kalabreze, ndër më aktivet e të fuqishmet. Janë analizuar rrjetet shoqërore të të dhënave që përfshijnë 770 aleanca ndërfamiljare të formuara nga 906 martesa dhe 623 grupe bërthame, të ashtuquajturat ‘Ndrine’. Rezultatet e punës kërkimore të një bashkëpunimi mes universiteteve të Milanos janë publikuar në revistën shkencore Plos One. Analiza konfirmon që klanet më të fuqishme kanë role qëndrore në rrjetin e martesave, duke përfituar avantazhe, ndër të cilat lidhje direkte me klane të tjera. Ndryshe nga sa mendohej, familjet që japin ose marrin më shumë nuse, në realitet kanë pozicione më pak të pushtetshme në rrjet. Funksionimi i rrjeteve ka...