No Image Available

Shifrat tronditëse! 235 viktima dhe më shumë se 42 mijë të zhdukur nga tërmetet në Venezuelë

VENEZUELA-Dy tërmetet e fuqishme të njëpasnjëshme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë që tronditën vendin gjatë natës së 24 qershorit kanë 'gjunjëzuar' Venezuelën. Numri i viktimave të konfirmuara ka arritur në 235, të plagosurit janë mbi 4.300, ndërsa më shumë se 42 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë mes rrënojave në Karakas dhe në La Guaira, një nga zonat më të goditura. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një ndihmë prej 150 milionë dollarësh. Ushtria amerikane po dërgon anije transporti dhe avionë për të mbështetur ekipet e kërkim-shpëtimit dhe për të mundësuar “operacione të shpejta të ndihmës”, thuhet në një deklaratë.  Mbi 250 ndërtesa janë dëmtuar ose rrënuar. Aeroporti kryesor ndërkombëtar i Venezuelës, në Maiquetía, në periferi të Karakasit, është mbyllur...