Sherr për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali, plagoset i vëllai
Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u godit disa herë me thikë në Vescovato, një qytezë në provincën e Cremonës, Itali. Sipas mediave italiane, viktima, N.Dalipaj, është goditur të paktën tre herë në fyt pas një sherri që ndodhi në Viale Italia, në qendër të qytetit. Edhe pse u transportua me urgjencë në spital në gjendje shumë të rëndë, 24-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve Për ngjarjen është ndaluar një 32-vjeçar italian nga Cremona, Mattia Miraglia, i cili nuk kishte precedentë penalë. Ai gjithashtu mbeti i plagosur dhe ndodhet nën mbikëqyrje në spital. Sipas të dhënave të deritanishme, në qendër të konfliktit dyshohet të ketë qenë xhelozia për një vajzë. Burime hetimore bëjnë të ditur se përplasja kishte nisur më herët në një lokal...
Burimi:
vizionplus.tv