Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës

Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës

Situata e sigurisë në Zvicër është përkeqësuar edhe më tej dhe nuk ka shenja se do të përmirësohet së shpejti. Ky është përfundimi i raportit më të ri të publikuar të enjten nga Shërbimi Federal i Inteligjencës (FIS), përcjell albinfo.ch. Sipas raportit, Rusia mbetet kërcënimi më i madh dhe më i menjëhershëm për sigurinë e Zvicrës, ndërsa taktikat e saj të luftës hibride po bëhen gjithnjë e më agresive dhe po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në Zvicër. FIS vlerëson se vendi po përballet me kërcënime në disa fronte njëkohësisht, përfshirë spiunazhin, përhapjen e teknologjive dhe materialeve të ndjeshme, sulmet kibernetike ndaj sistemeve dhe infrastrukturës kritike, si dhe rrezikun nga ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi. Raporti thekson se mjedisi ndërkombëtar i sigurisë është bërë më i paqëndrueshëm,...