Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA – Iran
Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA – Iran Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë paralajmëruar qeverinë amerikane se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të ndërmarrë veprime që do të minonin përpjekjet e Uashingtonit për të arritur një marrëveshje afatgjatë paqeje me Iranin. Lajmin e ka botuar “Washington Post”, që citon zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë. Bazuar në raportet nga agjencitë amerikane të inteligjencës, zyrtarët vlerësojnë se Izraeli duket i vendosur të vazhdojë operacionet e tij ushtarake kundër Hezbollahut në Liban – pavarësisht armëpushimit të njoftuar nga të dyja palët. Një zhvillim i tillë, sipas të njëjtës analizë, mund të tendosë ndjeshëm marrëdhëniet tashmë të brishta SHBA – Iran, pasi Teherani këmbëngul në një ndërprerje të plotë të armiqësive në tokën libaneze si...
Burimi:
sot.com.al