Shembet ndërtesa pas shpërthimit të gazit, 3 viktima dhe dy të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm i shkaktuar nga rrjedhja e gazit ka shembur një pallat të vogël në orët e para të mëngjesit në Porto Sant’Elpidio, në rajonin e Marche të Italisë, duke lënë tre persona të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ndodhi pak minuta para orës 06:00 në Via Trentino, menjëherë pasi ishte ndezur një dritë në banesë, çka mund të ketë shkaktuar shpërthimin e gazit të grumbulluar. Mes viktimave janë identifikuar 47-vjeçari Giuseppe Pieroni, informaticien dhe bashkëpronar i një kompanie të vogël, 90-vjeçarja Ettorina Paccapelo, e cila vuante nga probleme të frymëmarrjes dhe përdorte bombola oksigjeni, si dhe djali i saj 60-vjeçar, Romano Cerquetti. Ky i fundit u nxor fillimisht i gjallë nga rrënojat, por nuk arriti t’u...
Burimi:
syri.net