Shefi i NATO-s: Për tango duhen dy veta, Zelensky është i gatshëm të kërcejë, por Putin jo

Shefi i NATO-s: Për tango duhen dy veta, Zelensky është i gatshëm të kërcejë, por Putin jo

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka folur në Bruksel, përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të bllokut më vonë sot. Rutte mbajti një ton optimist, duke e cilësuar grupin si një front të unifikuar, përfshirë SHBA-në. Ai u pyet për Donald Trump, mbështetjen e Kinës për Rusinë dhe të tjera. Rutte u pyet vazhdimisht edhe për luftën në Ukrainë dhe ai, ashtu si G7, foli për përparimin e fundit të Ukrainës në vijën e frontit. “Po shohim që Ukraina është në gjendje të vrasë ose të plagosë rëndë midis 30,000 dhe 35,000 në muaj. Sigurisht, janë shifra vërtet mbresëlënëse, të tmerrshme për familjet etj. të forcave të armatosura ruse, por Ukraina nuk e kërkoi këtë. Ata duhet të mbrojnë veten”, deklaroi shefi i NATO-s....