SHBA sulmon një central bërthamor në ndërtim në Iran, Teherani e cilëson akt agresioni

SHBA sulmon një central bërthamor në ndërtim në Iran, Teherani e cilëson akt agresioni

Organizata e Energjisë Atomike e Iranit njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar këtë të shtunë (19 korrik) centralin bërthamor të Darkhovinit, i cili ndodhet në ndërtim e sipër në jugperëndim të vendit. Sipas një deklarate të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, forcat amerikane goditën objektin bërthamor me një numër raketash, në atë që autoritetet iraniane e cilësuan si një “akt agresiv dhe mizor”, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. “Forcat amerikane, në një akt agresiv dhe mizor në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, sulmuan sot centralin bërthamor Darkhovin, i cili është në ndërtim e sipër, me një numër të caktuar raketash”, thuhet në deklaratën e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit. Sipas agjencisë Reuters, ndërtimi i centralit bërthamor në provincën Khuzestan, në jugperëndim të Iranit, kishte...