Lufta me flakët i merr jetën pilotit dhe anëtarit të ekuipazhit në Utah të SHBA-ve
Një pilot dhe një anëtar i ekuipazhit kanë humbur jetën pasi një helikopter zjarrfikës u rrëzua gjatë operacionit për shuarjen e një zjarri masiv në Utah, në Shtetet e Bashkuara. Helikopteri i tipit Sikorsky S-64 “Skycrane”, i kontraktuar nga kompania Helicopter Transport Services në kuadër të një kontrate me Shërbimin Pyjor të SHBA-ve, u rrëzua rreth orës 10:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale, të premten. Ngjarja ndodhi pranë qytetit Richfield, në zonën e rezervuarit Three Creeks, në jugperëndim të qytetit dhe pranë skajit juglindor të zjarrit Uidemouth 2. Qendra Kombëtare Ndërinstitucionale e Zjarreve në SHBA (NIFC) konfirmoi të shtunën vdekjen e dy anëtarëve të ekuipazhit, më shumë se 24 orë pas aksidentit. Sipas autoriteteve, të dy viktimat pësuan plagë fatale. NIFC shprehu ngushëllimet për familjarët...
Burimi:
javanews.al