SHBA sfidon Kinën, Rubio ringjall “Quad”-in me projekte të reja strategjike në Azi

SHBA sfidon Kinën, Rubio ringjall “Quad”-in me projekte të reja strategjike në Azi

Shtetet e Bashkuara, India, Australia dhe Japonia kanë njoftuar projekte të reja bashkëpunimi detar dhe për mineralet kritike, duke ringjallur forumin “Quad”, i cili shihet me dyshim nga Kina. Takimi u zhvillua në Nju Delhi, ku Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se katër vendet ndajnë “vlera të forta demokratike” dhe interesa të përbashkëta ekonomike e strategjike. Rubio tha se vendet e “Quad”-it do të bashkëpunojnë në dy nisma të reja detare: njëra për bashkimin e kapaciteteve të mbikëqyrjes në det dhe tjetra për ofrimin e informacionit në kohë reale për trafikun tregtar detar. Për herë të parë, grupi do të ndihmojë edhe në zhvillimin e porteve në Fixhi, një vend kyç në Paqësorin Jugor ku Kina ka rritur ndikimin e saj vitet e...