SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve
SHBA-ja publikoi një grup të tretë dokumentesh të klasifikuara mbi raportime për UFO, duke përfshirë dëshmi për objekte të ngjashme me sfera shumëngjyrëshe që lëvizin në mënyrë misterioze në qiell. Në një deklaratë, zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnel, njoftoi publikimin e tretë të dosjeve të deklasifikuara dhe historike për Fenomene Anomale të Paidentifikuara (UAP), si pjesë e një përpjekjeje për të hedhur dritë mbi shqyrtimin e administratës së presidentit Donald Trump të këtyre vëzhgimeve. “Pentagoni do të publikojë dosje shtesë në mënyrë të vazhdueshme”, tha Parnel, duke shtuar se Departamenti i Mbrojtjes po “punon aktivisht në publikimin e radhës të dosjeve për UAP”. “Duke pasur parasysh nivelet e paprecedenta të interesit si për këtë temë ashtu edhe për përpjekjen historike të transparencës së administratës Trump, faqja ka...
Burimi:
vizionplus.tv