SHBA/ Përmbytje katastrofike në Indiana, të paktën 7 të vdekur dhe qindra të evakuuar

SHBA/ Përmbytje katastrofike në Indiana, të paktën 7 të vdekur dhe qindra të evakuuar

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në Indiana të SHBA-së pas disa ditësh reshje të dendura, stuhish dhe përmbytjesh rekord. Ujërat e lumenjve nisën të tërhiqeshin të dielën, ndërsa ekipet e emergjencave vazhduan operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimin e dëmeve në zonat më të prekura. Mes viktimave janë një fëmijë 4-vjeçar, tre burra dhe tre gra. Viktima e fundit e konfirmuar ishte një çiklist 31-vjeçar, James Briar, i cili u gjet i vdekur në një gropë të krijuar nga shembja e një rruge në Henry County. Autoritetet dyshojnë se ai kishte kaluar një barrierë dhe kishte rënë në pjesën e dëmtuar të rrugës. Një tjetër viktimë ishte 19-vjeçari Matthew Morey, trupi i të cilit u gjet të shtunën. Sipas autoriteteve, i riu ishte hedhur...