SHBA në aksion, forcat amerikanë bllokojnë një ‘shi’ raketash e dronësh iranianë
Forcat amerikane kanë arritur të ndalojnë me sukses një breshëri raketash raketa balistike dhe dronësh iranianë gjatë incidenteve të fundit në Lindjen e Mesme. Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM, njoftoi se tre raketa të drejtuara nga Irani drejt Bahrejnit u penguan nga sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane dhe ato të Bahrejnit. Ndërsa dy të tjera që kishin në shënjestër Kuvajtin ranë gjatë fluturimit ose u shkatërruan në ajër. CENTCOM raportoi gjithashtu se tre dronë sulmues iranianë, që shënjestronin anijet civile në ujërat rajonale, u rrëzuan nga forcat amerikane. Në përgjigje, SHBA-ja kryen “sulme vetëmbrojtëse” ndaj një stacioni ushtarak në ishullin Keshm të Iranit, në Ngushticën e Hormuzit. Autoritetet amerikane theksuan se nuk ka pasur të lënduar dhe hodhën poshtë pretendimet e Gardës Revolucionare Islamike të...
Burimi:
top-channel.tv