“SHBA na vodhi retë”, deputeti irakian: Sa nisi lufta e Iranit, filloi shiu

“SHBA na vodhi retë”, deputeti irakian: Sa nisi lufta e Iranit, filloi shiu

Një ligjvënes irakian ka dalë me një pretendim të pazakontë, i cili nuk vonoi që të bëhej viral në rrjet: Abdullah Al-Kaikhani ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për “vjedhjen e reve” në Lindjen e Mesme. Al-Kaikhani doli gjatë një interviste me pretendimin se për shumë vite me radhë, dy vendet në fjalë kanë përdorur avionë për të ndikuar tek retë, duke shkaktuar thatësira të zgjatura. Sipas tij, tani që SHBA-ja dhe Izraeli janë përfshire në luftë me Iranin dhe e kane spostuar vëmendjen te konflikti, në rajon janë rikthyer reshjet e shiut. Shtetet e Bashkuara, ka thënë Khaykhani i cituar nga BBC, kanë përdorur një “armë për modifikimin e atmosferës”, pajisje kjo e cila sipas tij mund të ndikojë për të krijuar thatësira të qëllimshme....