SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini në shenjë hakmarrjeje, reagon Gjermania

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini në shenjë hakmarrjeje, reagon Gjermania

5 mijë ushtarë amerikanë po largohen nga Gjermania. Ky është rezultati i grindjes mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me kancelarin Friedrich Merz, lidhur me luftën kundër Iranit. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka zyrtarizuar planin e tërheqjes, sipas asaj që raportojnë media si CNN apo BBC. Vendimi vjen vetëm një ditë pasi Trump kritikoi ashpër Merz, i cili deklaroi se Shtetet e Bashkuara ishin “poshtëruar” nga negociatorët iranianë. Në reagimet e tij në rrjetet sociale, Trump tha se kancelari gjerman është “duke bërë një punë të tmerrshme”, dhe e akuzon për dështime në politikat e emigracionit dhe energjisë. Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, konfirmoi se urdhri për tërheqjen e trupave është dhënë nga sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth. Sipas tij, vendimi është marrë...