SHBA kërkon zgjerim ushtarak në Groenlandë, negociata intensive me Danimarkën për baza të reja
Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka janë në bisedime të avancuara për zgjerimin e pranisë ushtarake amerikane në Groenlanda, mes shqetësimeve në rritje për aktivitetin rus dhe kinez në rajonin e Arktikut. Sipas raportimeve të BBC-së, kontaktet diplomatike mes palëve janë intensifikuar muajt e fundit, pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për rëndësinë strategjike të Groenlandës. Uashingtoni raportohet se po kërkon krijimin e tre bazave të reja ushtarake në jug të ishullit, me fokus monitorimin e lëvizjeve detare të Rusisë dhe Kinës në korridorin detar mes Groenlandës, Islandës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Trump kishte deklaruar më herët se SHBA-të duhet ta “zotërojnë” Groenlandën për të shmangur rritjen e ndikimit rus apo kinez, duke sugjeruar se kjo mund të realizohej “në mënyrën e lehtë ose të...
Burimi:
top-channel.tv