SHBA-ja sulmon rreth 20 objektiva në Iran, Teherani shënjestron bazat amerikane në rajon

SHBA-ja sulmon rreth 20 objektiva në Iran, Teherani shënjestron bazat amerikane në rajon

Shtetet e Bashkuara thanë se kanë kryer një valë të sulmeve hakmarrëse ndaj Iranit, duke sulmuar pothuajse 20 caqe ushtarake, pasi Uashingtoni fajësoi Teheranin për rrëzimin e helikopterit ushtarak, Apache dhe një sërë sulmesh ndaj forcave amerikane dhe anijeve tregtare në rajon. Ndërkaq, Irani tha se ka gjuajtur raketa dhe dronë drejt bazave ushtarake të SHBA-së në rajon. Në orët e vona të 9 qershorit, Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM) tha se një aeroplan luftarak amerikan goditi sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit, stacionet tokësore të kontrollit dhe ndërtesa për vëzhgim të radarëve afër Ngushticës së Hormuzit, në atë që e përshkroi si “përgjigje proporcionale” të urdhëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Më 9 qershor, Trump tha se iranianët kishin rrëzuar helikopterin e llojit...