SHBA-ja dhe Irani janë pajtuar t’i ndalin sulmet dhe t’i rifillojnë negociatat, thotë një zyrtar

SHBA-ja dhe Irani janë pajtuar t’i ndalin sulmet dhe t’i rifillojnë negociatat, thotë një zyrtar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë rënë dakord të ndalin sulmet hakmarrëse ndaj njëri-tjetrit dhe të takohen sërish për negociata, duke lejuar gjithashtu lëvizjen e sigurt të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, tha një zyrtar amerikan për Radion Evropa e Lirë. Ndërkohë, Axios, duke cituar gjithashtu një zyrtar amerikan, raportoi se bisedimet do të zhvillohen në Katar. “Bisedimet teknike do të vazhdojnë për të gjitha fushat e memorandumit të mirëkuptimit. Të dyja palët do të tërhiqen për momentin dhe anijet do të mund të lëvizin lirshëm nëpër ngushticë”, tha zyrtari vonë në mbrëmjen e 28 qershorit. Axios raportoi se të dyja palët planifikojnë të takohen më 30 qershor në kryeqytetin e Katarit, Doha. “Vendosëm të ndalim të gjitha aktivitetet kinetike”, u citua të...