SHBA–Iran përplasen për negociatat bërthamore, Rubio flet për progres, Teherani e mohon

SHBA–Iran përplasen për negociatat bërthamore, Rubio flet për progres, Teherani e mohon

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Irani nuk mund të pajiset kurrë me armë bërthamore, duke theksuar se ky është një qëndrim i prerë dhe i pandryshueshëm i Shteteve të Bashkuara, në linjë edhe me presidentin Donald Trump. Sipas tij, çdo ide se një marrëveshje e mundshme do ta vendoste Iranin në një pozicion më të favorshëm në çështjen bërthamore është “absurde”. Rubio tha se Uashingtoni po i jep përparësi rrugës diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe tensioneve me Iranin, duke shtuar se në bisedimet e fundit janë shënuar disa përparime, por ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare. Ai theksoi se është e mundur që në orët në vijim të ketë zhvillime pozitive, veçanërisht lidhur me Ngushticën e Hormuzit, por...