SHBA godet nga ajri motoskafin e dyshuar për trafik droge në Paqësorin Lindor, 3 të vrarë

SHBA godet nga ajri motoskafin e dyshuar për trafik droge në Paqësorin Lindor, 3 të vrarë

Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë kryer një sulm ajror ndaj një motoskafi të dyshuar për trafik droge në Paqësorin Lindor, duke lënë të vrarë tre persona që ndodheshin në bord. Lajmi u bë i ditur nga Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM), e cila publikoi edhe pamje video që, sipas saj, tregojnë momentin e goditjes së mjetit lundrues. Në deklaratën zyrtare, SOUTHCOM pretendon se motoskafi ishte i përfshirë në aktivitete të trafikut të drogës dhe se gjatë operacionit u eliminuan tre persona të cilësuar si “narko-terroristë”. Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e viktimave, sasinë e drogës së sekuestruar apo vendndodhjen e saktë të operacionit. Sipas të dhënave të publikuara, që nga shtatori i vitit të kaluar, SHBA-ja ka...