SHBA dhe Irani drejt një marrëveshjeje të përkohshme për ndalimin e konfliktit, plan me tre faza dhe negociata 30-ditore
SHBA dhe Irani duket se po shkojnë drejt një marrëveshjeje të përkohshme për të ndaluar luftën, sipas burimeve dhe zyrtarëve që folën për Reuters. Të dyja palët po punojnë mbi një plan-kornizë që synon ndalimin e armiqësive, pa zgjidhur megjithatë çështjet më të rëndësishme që i ndajnë. Sipas informacioneve, marrëveshja nuk do të jetë një traktat i plotë paqeje, por një memorandum mirëkuptimi afatshkurtër, çka tregon se diferencat mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të thella. Çështjet kryesore lidhen me programin bërthamor iranian, rezervat e uraniumit të pasuruar dhe kohëzgjatjen e pezullimit të aktiviteteve bërthamore të Iranit. Tre fazat e planit Burimet bëjnë të ditur se plani i propozuar përfshin tre etapa kryesore: shpalljen zyrtare të përfundimit të konfliktit, zgjidhjen e krizës në Ngushticën e Hormuzit,...
Burimi:
vizionplus.tv