SHBA ashpërson politikën tregtare/ Tarifa të reja për Kinën, BE-në dhe aleatët e saj
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka propozuar vendosjen e tarifave të reja mbi importet nga shumica e partnerëve kryesorë tregtarë, si pjesë e një hetimi mbi produktet që dyshohet se prodhohen përmes punës së detyruar. Sipas një deklarate të Zyrës së Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së, masa parashikon një tarifë bazë prej 10% për importet nga vende si Kanadaja, Meksika, Bashkimi Evropian, Tajvani dhe Mbretëria e Bashkuar, ndër të tjera. Për ekonomitë e mëdha globale, përfshirë Kinën, Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut, Brazilin dhe Zvicrën, tarifa e propozuar arrin në 12.5%. Departamenti Amerikan i Tregtisë ka sqaruar se norma më e ulët do të aplikohet për vendet që kanë miratuar ose janë zotuar të zbatojnë ndalime ndaj produkteve të lidhura me punën e detyruar. Ndërsa...
Burimi:
top-channel.tv