Shantazhet seksuale online dhe mashtrimet romantike, Interpol godet rrjete ndërkombëtare kriminale, 5.800 të arrestuar

Shantazhet seksuale online dhe mashtrimet romantike, Interpol godet rrjete ndërkombëtare kriminale, 5.800 të arrestuar

Rreth 5.800 persona janë arrestuar dhe janë sekuestruar afro 300 milionë dollarë gjatë një operacioni global kundër mashtrimeve me manipulim psikologjik, i zhvilluar nga janari deri në prill të këtij viti, njoftoi Interpol. Operacioni, i quajtur “First Light 2026”, u koordinua nga Interpol me pjesëmarrjen e forcave të rendit nga 97 vende dhe kishte si objektiv kryesor goditjen e skemave të mashtrimit që shfrytëzojnë besimin e viktimave për të përfituar para ose informacione konfidenciale. Sipas Interpolit, operacioni u fokusua në raste si mashtrimet përmes e-maileve të kompanive, shantazhet seksuale online (sextortion), mashtrimet romantike në internet, vjedhja e identitetit dhe mashtrimet me investime të rreme. Gjatë aksionit u identifikuan mbi 142.000 viktima, një shifër që, sipas Interpolit, tregon se këto forma të kriminalitetit janë shndërruar në...