Shantazhet seksuale online dhe mashtrimet romantike, Interpol godet rrjete ndërkombëtare kriminale: 5.800 të arrestuar dhe 300 milionë dollarë të sekuestruara
Rreth 5.800 persona janë arrestuar dhe janë sekuestruar afro 300 milionë dollarë gjatë një operacioni global kundër mashtrimeve me manipulim psikologjik, i zhvilluar nga janari deri në prill të këtij viti, njoftoi Interpol. Operacioni, i quajtur “First Light 2026”, u koordinua nga Interpol me pjesëmarrjen e forcave të rendit nga 97 vende dhe kishte si objektiv kryesor goditjen e skemave të mashtrimit që shfrytëzojnë besimin e viktimave për të përfituar para ose informacione konfidenciale. Sipas Interpolit, operacioni u fokusua në raste si mashtrimet përmes e-maileve të kompanive, shantazhet seksuale online (sextortion), mashtrimet romantike në internet, vjedhja e identitetit dhe mashtrimet me investime të rreme. Gjatë aksionit u identifikuan mbi 142.000 viktima, një shifër që, sipas Interpolit, tregon se këto forma të kriminalitetit janë shndërruar në...
Burimi:
vizionplus.tv