Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkon rregullim ndërkombëtar të IA
Inteligjenca Artificiale (IA) bart shumë rreziqe dhe sfida. Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, kërkon rregulla të qarta ndërkombëtare, duke theksuar se mbrojtja e të rinjve duhet të jetë prioritet. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëroi për rreziqet e Inteligjencës Artificiale (IA) dhe kërkoi krijimin e një kuadri politik ndërkombëtar për rregullimin e përdorimit të saj. “IA tashmë po e transformon rrënjësisht botën tonë”, tha ai në hapjen e një konference ndërkombëtare në Gjenevë. “Një teknologji që mund të riformësojë ekonomitë, të ndryshojë botën e punës, të ndikojë në zgjedhje dhe të zhvendosë ekuilibrat e sigurisë po përhapet më shpejt sesa çdokush – përfshirë edhe vetë zhvilluesit – mund ta ndjekë,” deklaroi Guterres. Sipas tij, një inovacion i tillë ka nevojë për kufij...
Burimi:
syri.net