“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

Një avion i “Frontier Airlines” goditi për vdekje një person, i cili ndodhej në pistë, pasi kishte kaluar vijën e perimetrit të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit në SHBA, shkruan A2CNN. Në audion e kontrollit ajror u regjistrua piloti i kullës së kontrollit, i cili tha: “Sapo goditëm dikë”, duke ndaluar mandej nisjen e fluturimit me numër 4345. Tymi mund të shihej në kabinën e “Airbus A321”, por Departamenti i Zjarrfikësve të Denverit e shuajti shpejt zjarrin. Të 224 pasagjerët në bord u evakuuan. “Jemi thellësisht të trishtuar nga kjo ngjarje“, shtoi linja ajrore. Dymbëdhjetë pasagjerë në aeroplan raportuan lëndime të lehta nga incidenti, tha aeroporti. Pesë nga pasagjerët e plagosur u dërguan në spitalet aty pranë, sipas autoriteteve të aeroportit. Autoritetet thanë se...