Samiti i Turqisë/ NATO nxjerr “armën” miliardëshe për të zbutur Trump
Liderët e NATO-s pritet të shpallin sot në Ankara një paketë marrëveshjesh për armatime me vlerë dhjetëra miliarda dollarë, në një përpjekje për të treguar se aleatët evropianë po i përgjigjen kërkesave të Shteteve të Bashkuara për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje. Njoftimet do të bëhen përpara samitit të Aleancës, ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump. Qeveritë evropiane do t’i prezantojnë marrëveshjet gjatë një forumi të industrisë së mbrojtjes të NATO-s, përpara mbërritjes së Trump për takimin me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe liderët e tjerë të Aleancës. Samiti nis mbrëmjen e sotme me një darkë zyrtare, shkruan Reuters. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se vendet evropiane kanë rritur në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për mbrojtjen. Sipas...
Burimi:
ntv.al