Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin ka arritur më shumë se sa prisnim
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi nga samiti i G7 në Francë se marrëveshja e arritur me Iranin ka tejkaluar pritshmëritë e Uashingtonit dhe pritet të nënshkruhet brenda ditëve të ardhshme. “Marrëveshja arrin gjithçka që kishim vendosur si objektiv, madje edhe më shumë se sa kërkonim”, tha Trump gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të samitit. Sipas tij, marrëveshja i jep fund konfliktit aktual, garanton hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe pengon Iranin të zhvillojë armë bërthamore. Trump bëri të ditur se memorandumit të mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit pritet t’i hidhen firmat shumë shpejt. “Marrëveshja që arritëm të dielën me Iranin do të nënshkruhet së shpejti, nesër ose pasnesër”, deklaroi ai. Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu se nëse Irani nuk respekton marrëveshjen brenda 60 ditëve, SHBA...
Burimi:
vizionplus.tv