Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon, Rusia po tërhiqet
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka cilësuar si një “sukses” samitin e G7 të mbajtur në Evian, duke theksuar se takimi shënoi një moment uniteti dhe bashkëpunimi mes liderëve botërorë, pas një periudhe të gjatë mosmarrëveshjesh. Gjatë një konference për shtyp, Macron u shpreh se samiti përfaqësoi “një moment uniteti, diskutimesh cilësore dhe bashkëpunimi të vërtetë mes liderëve”, duke shtuar se kjo ka mundësuar një koordinim më të ngushtë për përballimin e krizave globale dhe sfidave kryesore të kohës. Në fokus të deklaratës së tij ishte edhe lufta në Ukrainë. Sipas presidentit francez, liderët e G7 ranë dakord se balanca e forcave në konflikt është zhvendosur në favor të Ukrainës. “Ukraina po përparon, po reziston dhe Rusia po tërhiqet”, deklaroi Macron. Ai theksoi gjithashtu...
Burimi:
vizionplus.tv