“Sa herë kemi pasur problem, e kemi zgjidhur shumë shpejt”/ Ndodh takimi Trump-Xi Jinping, presidenti kinez: Partnerë, jo kundërshtarë
Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu kinez Xi Jinping u takuan në Pekin për një samit me rëndësi të lartë, të fokusuar në marrëdhëniet mes dy superfuqive dhe në çështjet më të nxehta ndërkombëtare, si Irani, Tajvani, teknologjia dhe tarifat tregtare. Në nisje të takimit në Sallën e Madhe të Popullit, Trump u shpreh optimist për marrëdhëniet mes dy vendeve. “Sa herë kemi pasur një problem, e kemi zgjidhur shumë shpejt. Do të kemi një të ardhme fantastike së bashku”, deklaroi presidenti amerikan. Nga ana tjetër, Xi Jinping theksoi se Kina dhe SHBA ndodhen në “një pikë kthese” në raportet mes tyre dhe bëri thirrje për bashkëpunim dhe stabilitet. “Duhet të jemi partnerë, jo kundërshtarë”, tha lideri kinez. Samiti konsiderohet vendimtar për të ardhmen e...
Burimi:
top-channel.tv