Rutte mohon largimin e SHBA-së nga NATO

Rutte mohon largimin e SHBA-së nga NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka hedhur poshtë spekulimet për një largim të mundshëm të SHBA nga aleanca e mbrojtjes, duke deklaruar për edicionin e së dielës të gazetës “Die Welt” se ai nuk shikonte ndonjë largim amerikan nga NATO-ja. Ai theksoi gjithashtu se mbrojtja bërthamore amerikane për Evropën nuk vihet në dyshim, duke e përshkruar ombrellën bërthamore të SHBA si garancinë përfundimtare të sigurisë në Evropë dhe duke shtuar se beson se ”kjo do të vazhdojë të jetë kështu”. Në javët e fundit, deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump kishin nxitur shqetësime se SHBA-ja mund të largohej nga aleanca. Presidenti Trump kishte kritikuar atë që e konsideron si mbështetje të pamjaftueshme nga partnerët e NATO-s për luftën kundër Iranit. Senati amerikan do...